0 51 21 – 20 66 999

info@wechler.de

Kondolenz löschen

Sind Sie sicher, dass Sie diese Kondolenz löschen möchten?

Gracijan Palokajgestorben am 5. April 2020

Beitrag

Geci,
I pikëlluar lajmi për ikjen tënde të shpejtë në amshim, daja im! Dhimbja e tejkalon forcën tonë në këto çaste. Po mendoja për jetën tënde që në kuptimin e plotë të fjalës, ishte engjëllore.
Nëse dikush më thoshte më parë se në botë nuk ka njerëz të përulur dhe kujdestarë shpirtërash të trazuar, nuk pajtohesha sepse ekzistoje ti.
Nëse jeta shpeshherë më jepte të kuptoja se materializmi e ka kapur keq palcën njerëzore, qetesohesha sepse ekzistoje ti, spiritualist dhe njeriu më social që kam njohur.
Sa herë që kjo botë e çmendur që nxjerrë jashtë turma amorfe, si tufë hijenash qē janë gati të shqyejnë secilin për ego, isha i lumtur se ekzistoje ti, njeriu më i sakrifikuar, më i ndryshëm, më i qetë dhe më i dashur.
Zoti është dashuri, dhe ti falje dashuri për secilin që e kishe pranë.
Në jetën time, sa here kam ndenjur e biseduar me ty, nuk kam degjuar asnjêherë ndonjë gjysmë tingulli që do t'i ngjasonte një gjykimi apo paragjykimi për rrethin shoqëror apo për këdo. Ishe ti, i palëkundur në jetën tënde misionare. Njeriu është i mirë, njeriu kërkon afërsi dhe ngrohtësi. Njeriu nuk pranohet si kanë deshirë tjerët, por siç është. Njeriu nuk matet me peshë monedhash as me shkëlqime florinjsh, por njeriu pranohet si tillë me shpirt, me peshën e zemrës që rrah për të dhënë jetë, dhe vetëm jetë. Plot pasion, plot përkushtim, plot dashuri. Sot, kur është një ditë para ditëlindjes tënde, ti kalove në amshim, pranë engjëjsh, për t'u përjetësuar në pambarim, engjëll qiellor.
Geci, nëse e ke parë që mund të na kenë tradhëtuar lotët, na fal! Nuk e kemi forcën që e pate ti, kur luftoje për bindjet e tua të sinqerta që e kishin bazë edukimin superior në një botë që përparon gjithmonë. Atje, në Gjermani, mijera kilometra larg nesh, por mendja dhe zemra ka qenë me ne gjithmonë.
Geci, pa ty, në botë ka më pak sinqeritet, më pak dashuri dhe më pak ndjenjë të pastër njerëzore. Ti ke qenë pedadog social me profesion, prandaj na ke mësuar edhe ne. Ta duam njeriun, familjen dhe secilin ashtu siç ne duam tê na duan tjerët. Përulje para teje dajë!
Tani nuk do të ndjesh më dhimbje, do të pushosh pranë krijuesit! Të Dielen e Larit, plot lule dhe plot kore engjëllore do të ta ndrisin rrugën! Lum ti çfarë vdekje!
Pushofsh në paqe, daja im!